Send "editorial" tė siciliaesperantista@gmail.com


***

SPROVE PĖR PAQE i Giuseppe Campolo (Sam Samideano). Perkthyer nga Bardhyl Selimi

Esperanto dhe Qytetėrimi

 

Sistemi shoqėror njerėzor aktualisht reflekton lidhjet e egra tė ndėrsjella, tė cilat nė natyrė gjallesat i mbajnė ende nga nevoja pėr mbijetesė, si individė apo si lloj.

Nė planetin tonė, ku mishi i gjallė duhet tė ushqehet me mish tė gjallė pėr tė mbijetuar, njerėzit e lashtė i interpretonin tė dridhurat e zemrės pėr shkak tė pusive dhe fundeve tragjike tė jetės, si njė dėshirė dhe kėnaqėsi tė zotave, kėshtu qė ata e vlerėsuan si tė nevojshme nėnshtrimin e tmerrshėm ndaj bėrjes sė riteve tė flijimeve pėr t'i bėrė ato mė tė favorshme.

Ne, gjahtarėt e zottė, me pėrvojė pėr dėnime dhe falje, ndėrsa i pėrēmojmė ata si barbarė, vijojmė tė llupim sipas zingjirit ushqimor. Nė kėtė sferė tė bukurisė dhe vdekjes, nė Tokėn e dashur qė na vret, por qė mendohet qė ne do e vrasim, ne njerėzit, me njė idealizėm kokėfortė, kemi menduar se jemi tė aftė ta pėrmbysim kėtė proces shtazarak, qė na e ka kaluar neve natyra, me anė tė qytetėrimit paqėsor dhe jo tė dhunshėm, por duke e keqkuptuar.

 Njė dramė e gjatė kjo e gjinisė njerėzore, tė kalosh pėrbri shtazėrisė! Qėkur ne u pėrpoqėm tė largohemi nga kjo, duke pasur sukses vetėm pėrgjysėm, njerėzit e lashtė, qė janė ende te ne, po na e shqyejnė psiqikėn tonė. Dhe kjo dyfyrėsi torturuese e brendėshme, pasqyrohet ne demokracinė e gėnjeshtėr, qė ne njohim .

 Njeriu i skicuar mund tė krijojė vetėm njė demokraci hipokrite, qė ėshtė njė mėtim absurd pėr t'ju nėnshtruar asaj, nga e cila nuk mund tė ēlirohet: dmth  nga mbizotėrimi, qė shmang ēfarėdo rregulli, qė e pranon vetem vetveten dhe nuk ėshtė i aftė tė respektojė cilėndo: instinkti i saj kryesor ėshtė tė shqyejė, duke favorizuar kėshtu urdhėrin e lashtė pėr kėnaqjen e plotė tė atij qė ftohet nė shtėpi, pa qenė i shkėputur nga ato qė e brejnė nga brenda, sikurse nė tė kundėrt njerėzit e zakonshėm janė detyruar tė jenė.

Qytetėrimi i mbizotėrimit ka qenė njė ide gjenialisht e ēmendur, eksperiment pėr hibridizimin, qė prodhoi atė pėrbindėsh luminishent, qė ėshtė mbizotėrimi i fshehtė.

Ky ėshtė ēelėsi pėr tė kuptuar botėt e djeshme dhe tė sotme, luftėn dhe paqen e gėnjeshtėr, gjahtarėt dhe pretė e xhunglės sė gjelbėr dhe tė hirtė, dmth tregut.

Tė kuptosh ndėrgjegjen qetėsuese tė atij qė realizon flijimin sistematik tė kafshėve, qė bėn gjenocid, qė shkakton uri, qė pushton, pėrvetėson, skllavėron, u mohon tė drejtat, drejtėsinė dhe ēfarėdolloj rendi, duke u dehur nga kjo; ai vepron absolutisht nė vijėn e parimeve tė dhunshme dhe tė pamėshirshme, qė vlejnė qė nga Krijimi: ai ėshtė pėrbri kundėrthėnieve, sepse e tėrė ekzistenca e tij merr pjesė nė pafalsinė logjiko- gjeometrike, tė barazpeshuar dhe tė akullt, qė ėshtė njė ligj i brendėshėm. 

Tė gjitha Kartat Kushtetuese tė vlefshme kanė tė bėjnė me epokėn e vjetėr tė mbizotėrimit hipokrit, sipas prejardhjes dhe pėrmbajtjes. Pothuaj tė gjithė ata qė sot nderohen me titujt e ekspertėve kushtetues, nė mėnyrė tė habitshme pa aftėsi kritike, janė vetėm dijetarė tė njė kodi tė pavlerė, qė ka tė bėjė me njė botė tjetėr.

Kushtetutat nuk duhet tė saktėsohen apo tė pėrditėsohen, ato duhet tė pėrmbysen fare, tė zevėndėsohen: prandaj kemi nevojė pėr mendimtarė tė njė lloji tjetėr. Kėta njerėz tė sė ardhmes, ekspertė tė pamėsuar me tė drejtėn juridike, duhet tė kenė njė shikim dhe gjenialitet epror, por edhe njė shpirt kritik. Megjithatė kjo nuk ėshtė gjithēka: ata duhet tė zotėrojnė guximin e shpirtrave tė lartė, pėr tė pėrmbysur konceptimin pėr tė drejtėn, pėr themelet e jetės, pėr qiellin tonė tė ngushtė dhe madje mėnyrėn pėr ta konceptuar revolucionin, qė ėshtė kryesisht i tipit mendor.

Por mbase as kjo nuk mjafton: ata kanė nevojė edhe pėr kurajo pėr vuajtje. Bashkimi i jashtėzakonshėm i mendjes dhe i zemrės, qė ne e quajmė qenie njerėzore, nuk heq dorė dhe nuk mundet t'i nėnshtrohet egėrsisė sistematike natyrore dhe shoqėrore; dhe nuk mund tė humbasė dėshirėn pėr harmoni. Njė harmoni e tillė quhet paqe por kuptimi i saj ėshtė tjetėrsuar. Paqja nuk ka njė domethėnie tė tillė tė rėndėsishme, qė kanė ndėrmend t'ja japin asaj. Paqja ėshtė njė gjendje pa luftė, njė pushim beteje ndėrmjet luftėtarėve, qė mbeten tė tillė, luftėtarė; ajo aspak nuk ėshtė njė ndryshim i pėrfundimtar i mendjes dhe i psiqikės: ajo mund tė jetė pak a shumė e vazhdueshme por njė fakt zhvillimor.

Megjithatė, kjo fjalė tani ėshtė thuajse me domethėnie boshe: dhe ligjėruesit, me kėmbėngulje, e pėrdorin atė, teveqelėt e shijojnė. Tė tjerė turpėrohen prej saj. Sidoqoftė, kush nuk e sheh qė nė tė vėrtetė ekziston njė vėshtirėsi objektive pėr tė rėnė nė bashkėujdi, qė tė ndėrpritet ēfarėdolloj gjendje lufte dhe tė fillohet me tė vėrtetė bashkėpunimi ndėrmjet njerėzve, bashkėsive dhe kombeve?

Kėtu nuk e mohojmė qė tė pushtetshmit duan bashkimin por ne themi, qė ata duan bashkimin e perandorisė sė vet. Ja nė ēfarė shkėmbi nėnujor ka ndodhur shkatėrrimi ynė.

Ku ėshtė zelli diplomatik pėr tė arritur ujditė e nevojshme, themelore, tė fundit? Diplomacia ende tani merret me aleanca pėr tė fuqizuar palėt. Jo pėr paqen, qoftė edhe tė mjerė.

Qė prej disa vjetėsh, po dėgjojmė dhe po u drejtohemi poetėve, duke pasur ndėrmend tė besojmė se ata kanė shqisa perceptimi mė tė zhvilluara. Ju, o poetė, qė jeni zėri i popullit, e juaja ėshtė pėrgjegjėsia kryesore pėr tė kapur horizontet e dykuptimta tė realitetit, duke grisur pardesynė e errėt qė mbulon gjithēka dhe bėhet zė pėr popullin. Sot poeti nuk mund t'i lejojė vetes tė jetė thjesht njė poet provincial, njė kėnaqėsi sjellės, shpesh vetėm nga kėnaqėsia e vet. Ai ėshtė njėri nga ata, qė duhet tė pėrgatisė botėn e re.

Urdhėroni e pyesni veten tuaj pėrse i afruam tė dy flamujt e bukur tė poezisė dhe Esperantos! Kini parasysh faktin, qė miliona intelektualė nė botė e pėrdorin kohėn e vet pėr ta shpėnė pėrpara Esperanton! Oh, po, thonė qė Esperanto ėshtė favorizuese e paqes! Mė saktėsisht, ajo ėshtė njė yll, njė diell qė rrezaton harmoni. Ajo ėshtė njė fole aksi, njė bashkuese boshtesh, njė diapazon pėr akordimin e shpirtėrave.

Sidoqoftė, le tė jemi mė praktikė!

Kėtu po e interpretojmė nė njė mėnyrė tė re rolin dhe aftėsinė vepruese tė Esperantos. Dhe Sicilia nuk ėshtė vetėm vendi ku ka lindur kjo nismė dhe ide, por ėshtė simboli , shenja, pa njė kufi territorial konkret, njė kategori mendore.

Mijėra shoqata veprojnė nė botė pėr njė pėrparim qytetar, mendor dhe material. Veprimtaria e tyre, edhe pse ajo mund tė duket efikase, nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė zgjidhje pėr faktin  e thjeshtė, se kėta veprimtarė plot merita nuk janė tė lidhur mids tyre ndėrsjellazi dhe, veē kėsaj, ata nuk bashkėpunojnė, thuaj se ata marrin pjesė nė njė regjim konkurencial, qė, kuptohet, duhet tė ishte njė qendrim i pa akordueshėm me parimet e tyre.

Ata, qė bėjnė pėrpjekje shumė tė mėdha pėr shoqėrinė, ndihmojnė duke dhėnė ndjenjėn se demokracia ėshtė nė funksionim tė plotė, pa e vėnė atė nė funksionim; edhe ata vetė, madje tė dobishėm pėr disa. Sidoqoftė kjo ėshtė njė lėvizje qė, ēmohet, e gjysėm miliardi njerėzish. Njė forcė pozitive dhe shumė e rėndėsishme, qė e nėnvlerėson vetveten. Megjithatė ajo mund tė na shpėtojė.

Demokracia ėshtė kryesisht bashkėpunim, qė duhet tė mėsojmė ta vemė nė pėrdorim. Nė bashkėpunim ėshtė ēelėsi i revolucionit tė vetėm tė vėrtetė tė ēdo kohe: qytetėrimit paqėsor. Revolucionet e dhunshėm nuk janė revolucione por rikonfirmim, ose popullor ose aristokratik, i sistemit qė ekziston tashmė, primitiv, tė egėr dhe ēnjerėzor, ngritur mbi kundėrshtinė e aspiratave pėr mbizotėrim.

Me anė tė Esperantos, falė idesė sė saj tė brendėshme vėllazėrore dhe shpirtit tė veprimit pėr realizimin e vetė ēėshtjes, jemi tė mendimit se ėshtė e mundėshme tė ndihmojmė nė formimin e lidhjeve tė virtutshme midis atyre qė veprojnė pėr qytetėrimin, qė ėshtė njė i vetėm.

Tė gjitha qytetėrimet, qė thonė se kanė qenė para tonit dhe i yni vetė, nuk janė aspak qytetėrime por shoqėri barbare, pėr kėtė ne duhet tė vetėdijesohemi.

Kjo ftesė qetėsuese dhe jomėdyshuese niset nga Sicilia. Asnjė shpallje e paqes, asnjė bashkėpunim pėr paqe! Njė qytetėrim harmonik. Njė demokraci e rangut tė lartė. Nė se jeni i tė njėjtin mendim me ne, ju jeni sicilian dhe esperantist.

Pėrdallimi i shoqatave duhet tė jetė mbrojtės, sepse ai garanton pavarėsinė e tyre dhe ėshtė njė mėnyrė veprimi thelbėsore e lirisė demokratike dhe e procesit zhvillimor.

Izolimi, ku ato veprojnė, mund tė tejkalohet shpejt: tė gjitha shoqatat nė botė, qė kanė qėllime tė njėjta, mund t'i bashkėrendisin veprimet e veta.

Dega e Sicilise Esperantiste do lejojė shkėmbimin e menjehershėm tė informatave, thirrjeve. Nga cilido vend i botės po niset ideja, veprimi, shpejt ato do bėhen tė njohura kudo, do botohen nė shkallė botėrore. Shoqėritė qė nuk kanė asnjė esperantist, tė pėrpiqen tė gjejnė vullnetarė qė ta mėsojė atė (kurset janė pa pagesė), qė tė mund tė ndėrveprojnė me gjithė tė tjerat. Revista pėrmes internetit nė esperanto, qė mund tė shkruhet dhe pėrdoret nė ēdo qoshe tė botės, do jetė informuesja mė e lirė qė ėshtė krijuar ndonjėherė.

Problemet shoqėrore dhe zgjidhjet e mundėshme do shfaqen atje. Shoqatat do mund tė pėrkthejnė nė gjuhėt vendore dhe tė venė nė faqet e tyre tė internetit atė qė e konsiderojnė tė dobishme pėr njė pėrhapje mė tė saktė nė botėn ku ata veprojnė.

Nė fund tė fundit fermenti i vullnetit tė mirė do ketė organin e vet informativ; dhe nuk do jenė revista pėr vrasjen dhe dhunėn, skandalin dhe gėnjeshtrėn. Populli duhet nė fund tė fundit tė kalojė, njė herė tė favorėshme, nga kultura e dėshpėrimit nė kulturėn e kėndėshme.

Sicilia Esperantiste bashkohet ndėrsjellazi me institucionet esperantiste dhe tė gjitha organizatat kombėtare dhe ndėrkombėtare me strukturat demokratike, qė e shpien pėrpara esperanton dhe paqen, zhvillimin e bazuar, respektin ekologjik pėr njerėzit, etnitė dhe tė gjitha qeniet, ashtu edhe pėr gjuhėt dhe dialektet. Me institucione tė tilla dhe me tė gjitha lėvizjet qytetare, qė pėrpiqen ta shpien pėrpara kulturėn dhe kulturėn pėr tė vėrtetėn, Sicilia Esperantiste do tė bashkėpunojė sipas parimit "tė bėjmė bashkė atė pėr tė cilėn biem nė ujdi". Ajo do jetė nė anėn e tė gjitha institucioneve qė pranojnė tė kenė si qėllim pėrhapjen e Esperantos.

Kjo nė perspektivė pėr tė krijuar, sipas mundėsisė, bashkimin e forcave qė veprojnė pėr njė zhvillim qytetar. Shoqėrizimi nė rritje pėr pėrparimin e bazuar, lėvizja ekologjike nė rritje dhe ajo qė pengon fuqinė financiare duke denoncuar spekullimin duhet t'i gjejė bashkėsitė nė anėn e vet pėr tė pamundėsuar ndarjen e rrezikshme, qė shkakton oportunitetin e pėrbashkėt nė kėrkimin e barazpeshave qytetare mė tė larta.

Fjala Sicili merr kėtu njė pėrmasė ideale, bėhet njė pėrkatėsi simbolike. Kudo qė jetoni, ēdo njeri, qė e bashkėmendon kėtė interpretim tė ndryshimeve shoqėrore dhe rolin qyterues tė Esperantos, ėshtė pėr ne Sicilian.

Intelektualėt e veēantė, shoqatat, institucionet, bashkėsitė, ta pėrvetėsojnė Sicilinė Esperantiste. Ajo lind pėr kėtė motiv. Jo pėr ta marrė ju, por ėshtė marrė pėr ju.

 

Pėrktheu Bardhyl Selimi, 21 shkurt 2017






kryeartikull 





faqja e parė
__________________